Romantika 2 është salla e përsosur për ngjarjet tuaja private, me kapacitet deri në 60 persona. Me tavolinë të gjatë të veshur elegantisht, llamba kristali dhe dritare të mëdha që sjellin dritë natyrale, kjo hapësirë krijon atmosferën ideale për darka private, lansime, ditëlindje, konferenca dhe takime të veçanta. Çdo detaj përgatitet me kujdes që mysafirët tuaj të ndihen rehat dhe ngjarja juaj të mbetet e paharrueshme.
Ushqimi i shijshëm
mendime të mira
Shijoni ushqimet nga menytë më të njohura globale dhe lokale, në ambientet tona të mrekullueshme.
Dreka/Darka familjare
Fejesa
Darka Romantike
Përvjetor të kompanisë
Restaurant Romantika
Zbulimi i shijeve te reja nuk mbaron kurrë; është një përvojë që të mbetet përherë në kujtesë. Restaurant Romantika, që nga viti 2013, është një botë e pafundme ushqimesh, traditash dhe recetash që presin të shijohen. Qoftë nata romantike nën dritat e buta, apo dreka familjare me pjata autentike nga kuzhina e pasur shqiptare apo internacionale.






Romantika 2
Restaurant Leon
Mëngjesi në Restaurant Leon fillon me një tryezë të pasur, ku çdo mysafir gjen atë që i nevojitet për të nisur ditën si duhet. Bukë e freskët e pjekur çdo mëngjes, vezë të përgatitura sipas dëshirës, djathëra dhe salca vendore, fruta të freskëta dhe lëngje natyrale – gjithçka gati që në orët e para. Për ata që duan diçka më të ngrohtë, kuzhina ofron edhe pjata të ngrohta mëngjesi, të përgatitura në moment. Banorët e hotelit mund ta shijojnë mëngjesin qoftë brenda restorantit, në një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, qoftë duke kërkuar shërbim direkt në dhomë: rehati dhe shije, pa kompromis.
Restaurant Edelweiss
Edelweiss është hapësira e krijuar posaçërisht për momentet tuaja më të veçanta. Nga darkët romantike plot emocion, ditëlindjet e paharrueshme, deri tek çdo festë private që meriton kujdes e ngrohtësi, Edelweiss ofron ambientin e përsosur për t’i kthyer këto çaste në kujtime të përjetshme. Me mishim të pjekur në zjarrin e hapur, me ambiente ku dominojnë sipërfaqet e drunjta të ngrohta dhe shërbim të personalizuar, çdo detaj mendohet me kujdes që festa juaj të jetë unike dhe autentike, ashtu siç e meritoni.
Pavillon
Pavilloni te oborri i Restaurant Romantikës është një hapësirë e ngrohtë dhe e bukur, e krijuar për festa të vogla me njerëzit më të afërt. Me tavan të lartë dhe kulm e dritare prej xhami në të gjitha anët, brenda ndihesh sikur je në mes të natyrës, por i mbrojtur nga moti. Drita e ditës hyn lirshëm, ndërsa në mbrëmje ambienti merr një atmosferë intime dhe romantike. Është zgjedhja e përsosur për fejesa, ditëlindje, tubime familjare dhe raste të tjera të veçanta, ku çdo moment ka rëndësi dhe çdo mysafir ndihet si në shtëpi.
Bodrumi i verës
Bodrumi i Verës është një botë e veçantë e krijuar për momentet intime të vogla që kanë vlera të mëdha. Nga takojimet e shoqeve, deri tek biseda të thella mbi verën dhe jetën, deri tek çdo mbledhje private që kërkon atmosferë të veçantë, Bodrumi i Verës ofron hapësirën e përsosur për t’i bërë këto çaste të mos harrohen. Me tavolina të mëdha në një ambient të vogël, ngrohtë dhe intim, koleksionin e verash të zgjedhura me kujdes dhe shërbim të dedikuar, çdo detaj mendohet që të krijohet një përvojë autentike e ngrohtësie, ashtu siç e meritojnë këto momente tuaja.











































