Rezervoni eventin tuaj

Mos pritni — Rezervoni sot eventin, pushimin, kalerimin në natyrë apo drekën familjare në Vali Ranch Resort.

Na kontaktoni

Email adresa

info@vali-ranch.com

Nr Kontaktues

+383 45 111 007 +383 45 506 863 +383 45 610 413

Vali Ranch Resort & Congress Center. Developed by Rockapps LLC

Sun Garden

Piazza Giardino

Piazza Giardino është kurora e të gjitha hapësirave të Vali Ranch Resort: një ambient tërësisht në qiell të hapur, i ndriçuar si në ëndërr ku qielli me yjësinë e tij, është dëshmitari kryesor i kurorëzimit tuaj

Kur bie mbrëmja, mijëra drita të vogla ndizen mbi kopsht dhe llambadarët e varur mbi tavolina e kthejnë oborrin në një skenë të artë. Poshtë tyre shtrihet një dysheme prej mozaiku me motive dielli, e rrethuar me shtylla të bardha, gjelbrim, palma, ullinj dhe një pishinë dekorative. Tavolinat e dekoruara, qirinjtë dhe lulet krijojnë një ambient të butë e romantik, me pamje nga kodrat përreth. Piazza Giardino është hapësira më ekskluzive e resortit, e menduar për festa ku çdo detaj duhet të ndihet personal.

Ç’mund të festoni në Piazza Giardino:

  • Martese nën qiell të hapur
  • Fejesa
  • Ahengje të vogla me mysafirë të zgjedhur
  • Përvjetorë dhe ditëlindje të veçanta
  • Kanaxhexh
  • Bride to Be
  • Syneti, etj

Dëshironi një festë që duket si nga një film? Na kontaktoni dhe ejani ta shihni Piazza Giardino në mbrëmje, kur ndizen dritat.