Një resort me mbi 2 hektar, duke përfshirë resturante e menu të ndryshme ushqimi, hotel, salla ahengjesh, parqe e ambiente unike për evente të ndryshme, kalërim e aventura tjera pa fund.
Ahengjet tuaja
familjare në një vend
Për të ahengjet e juaja familjare, ne ofrojmë mbiente mbresëlënëse
Konsultohuni me ekipin tonë dhe caktoni datën e ahengut tuaj!
Dekorime pa fund
Ambiente përrallore
10+ ambiente për dasma
Ahengjet Familjare
Ahengjet familjare nuk janë thjesht evente – janë momente ku përjetoni bashkë njerëzit më të dashur. Fejesa, kurorëzime, syneti ose ndonjë ditë e veçantë për familjen tuaj meritojnë më shumë se një ambient të rëndomt.
Në Vali Ranch Resort, kemi krijuar hapësira unike dhe të përsonalizuara pikërisht për ju. Ambientet e jashtme me ndriçim të ngrohtë të krijojnë atmosferën e duhur – atë që bën momente të tilla të paharrueshme. Secilin detaj, nga dekorimet deri në tavolinat, e dizajnojmë për ju. Kuzhina jonë nuk shërben vetëm ushqim – sjell shije dhe kualitet. Menyja jonë përshtatet sipas asaj që dëshiron familja juaj.
Nuk dini se si ta filloni? Një telefonatë në Whatsapp, një mesazh, ne e dime si ta bëjmë dasmën apo sinatin tuaj ekzakt ashtu siç e ëndrroni. Dekorat, menyen, të gjithat. Ahengjet familjare kërkojnë vend ku dikush e kupton. Ne jemi këtu për ju
Kurorëzime
Dita kur thoni “Po” meriton një ambient po aq të veçantë sa momenti. Kurorëzimi është një festë e dashurisë, familjes dhe fillimit të një kapitulli të ri.
Në Vali Ranch Resort, çdo detaj mund të përshtatet sipas dëshirave tuaja – nga ambienti dhe dekorimi, te menyja, tavolinat dhe mënyra e organizimit. Krijojmë një atmosferë elegante dhe të ngrohtë ku ju dhe të ftuarit tuaj mund ta shijoni çdo moment të kësaj dite.
Nga pritja e parë deri te festa, ekipi ynë kujdeset që organizimi të jetë sa më i lehtë për ju.
Fejesa
Një fillim i bukur meriton një festë që mbahet mend. Fejesa është një nga momentet më të veçanta për çiftin dhe familjet e tyre – një ditë ku dy familje bashkohen për të festuar një hap të rëndësishëm.
Në Vali Ranch Resort krijojmë ambientin që i përshtatet vizionit tuaj, nga dekorimi dhe organizimi i tavolinave deri te menyja dhe detajet e mbrëmjes. Hapësirat tona mund të përshtaten si për një festë intime, ashtu edhe për një organizim më të madh me familjarë dhe miq.
Ju sillni emocionin e ditës. Ne kujdesemi që gjithçka tjetër të jetë në vendin e duhur.
Kanagjegje
Një natë për vajzën, shoqet dhe familjen – një festë që mbahet mend. Kanagjegji është një nga traditat më të bukura para martesës, një mbrëmje e mbushur me emocione, muzikë, të qeshura dhe momente të veçanta me njerëzit më të afërt.
Në Vali Ranch Resort krijojmë ambientin që i përshtatet plotësisht stilit tuaj. Nga dekorimi dhe ndriçimi, te vendosja e tavolinave, menyja dhe çdo detaj tjetër i mbrëmjes, organizimi mund të personalizohet sipas dëshirave tuaja.
Qoftë një kanagjegj tradicional apo një festë moderne me një temë të veçantë, ju shijoni mbrëmjen me njerëzit tuaj, ndërsa ne kujdesemi që çdo detaj të jetë në vendin e duhur.
Ditëlindje
Çdo vit që kalon është një arsye më shumë për të festuar. Një ditëlindje në familje nuk është vetëm një datë në kalendar – është një mundësi për t’u mbledhur me njerëzit më të dashur dhe për të krijuar një mbrëmje të veçantë.
Në Vali Ranch Resort mund të organizoni ditëlindjen tuaj në një ambient të përshtatur sipas stilit dhe numrit të të ftuarve. Nga dekorimi dhe vendosja e tavolinave deri te ushqimi dhe shërbimi, gjithçka mund të planifikohet sipas dëshirave tuaja.
Ju zgjidhni mënyrën si dëshironi ta festoni. Ne krijojmë hapësirën që i përshtatet festës suaj.
Gender Reveal
Një moment i vogël, një emocion i madh. Gender Reveal është ajo festë ku familja dhe miqtë mblidhen për të zbuluar së bashku një nga lajmet më të bukura të pritjes së një fëmije.
Në Vali Ranch Resort krijojmë ambientin e duhur për këtë moment të veçantë, nga dekorimi dhe tavolinat deri te detajet e zbulimit. Mund ta përshtatni festën sipas temës, stilit dhe mënyrës se si dëshironi ta ndani këtë lajm me njerëzit tuaj më të dashur.
Qoftë një festë intime me familjen apo një organizim më i madh me miqtë, ne kujdesemi që momenti i zbulimit të jetë po aq i veçantë sa lajmi që po ndani.
Syneti
Një ditë e rëndësishme për djalin tuaj dhe një festë për të gjithë familjen. Syneti është një moment që mbledh familjarët, të afërmit dhe miqtë rreth një tradite të rëndësishme familjare.
Në Vali Ranch Resort mund të organizoni një festë të përshtatur sipas numrit të të ftuarve dhe dëshirave tuaja. Ambienti, dekorimi, organizimi i tavolinave dhe menyja planifikohen me kujdes për t’i dhënë festës atmosferën që meriton.
Ju kujdesuni për të ftuarit dhe momentet e bukura. Për pjesën tjetër, kujdesemi ne.
Darka dhe organizime
Ndonjëherë, festa më e bukur është ajo që është vetëm për njerëzit tuaj. Një darkë familjare, një mbledhje me miqtë apo një organizim privat meriton një ambient ku mund të ndiheni rehat dhe të shijoni kohën së bashku.
Në Vali Ranch Resort mund ta përshtatni organizimin sipas dëshirës suaj – nga numri i të ftuarve dhe vendosja e tavolinave, deri te menyja dhe dekorimi. Hapësirat tona mund të krijojnë atmosferën e duhur si për një darkë elegante, ashtu edhe për një festë më të gjallë.
Na tregoni çfarë keni planifikuar dhe ne ju ndihmojmë ta kthejmë idenë tuaj në një organizim të kuruar deri në detaj.

























