Royal Hill
Royal Hill është kështjella e festave të Vali Ranch Resort, vendi ku çdo event nis me një hyrje madhështore.
Që në mbërritje, ju pret një oborr gjigant, i hapur dhe i zbukuruar gjelbrim e kujdes, ku mysafirët mund të pozojnë, të përshëndeten dhe të ndihen mirëseardhur para se të fillojë festа. Pastaj ata kalojnë në lobin elegant, të krijuar për kokteje dhe aperitiv. Është momenti i përsosur për të ngritur një gotë dhe për ta nisur mbrëmjen me atmosferën e duhur.
Royal Hill ka dy salla ultra të bukura, të adaptueshme sipas llojit të eventit tuaj.
Salla Royal Hill pret deri në 500 mysafirë, ideale për dasma të mëdha dhe evente me shumë të ftuar.
Salla Rubin pret deri në 200 mysafirë dhe është zgjedhja e përsosur për festa më intime, por me të njëjtin luks dhe stil.
Royal Hill bashkon hapësirën, elegancën dhe shërbimin e një resorti të përkryer, në Vali Ranch Resort & Congress Center në Gjilan.
Çfarë eventesh mund të organizoni këtu:
- Dasma si në përralla, me pritje në oborr, aperitiv në lobi dhe festë në sallë.
- Nata e kënës, plot ngjyra, këngë dhe traditë.
- Fejesa dhe ditëlindje, të vogla ose të mëdha.
- Festa familjare, si syneti dhe përvjetorë.
- Evente biznesi, si darka gala, lansime produktesh dhe konferenca.
Rezervoni datën tuaj në Royal Hill dhe ne e kthejmë vizionin tuaj në një ditë të paharrueshme.
Rubin
Salla Rubin është salla elegante e katit të dytë në Royal Hill, Vali Ranch Resort. Me kapacitet deri në 200 mysafirë, ajo është zgjedhja e përsosur për festa intime, me luks dhe stil.
Mysafirët mirëpriten në oborrin e bukur, kalojnë në lobin elegant për kokteje dhe aperitiv, dhe pastaj ngjiten në sallën Rubin, ku ju pret një atmosferë e ngrohtë dhe e kujdesshme.
Çfarë eventesh mund të organizoni:
- Dasma dhe fejesa më intime.
- Ditëlindje dhe festa familjare, si syneti dhe përvjetorë.
- Nata e kënës, plot ngjyra e traditë.
- Evente biznesi: darka gala, lansime dhe konferenca.
Rezervoni datën tuaj në sallën Rubin dhe ne e kthejmë vizionin tuaj në një ditë të paharrueshme.

















