Vali Ranch Resort and Congress Center Logo Golden

VALI RANCH

KUAJT JANË IDENTITETI I VALI RANCH RESORT

Ju ftojmë t’a vizitoni shtallën tonë të kuajve –
Një vendtakim atraktiv si për fëmijët ashtu edhe të rriturit.
Ju ftojmë që të na vizitoni dhe kalëroni kuajt tanë të racave më të mira për kalërim.

Ranchi (Ferma)

Kalërimi- një aktivitet shumë fisnik që shpërblen mirëqenien tuaj të përgjithshme, përmes interaksionit të veçantë që krijohet midis kalit dhe vetes suaj. Ranchi yne cilësohet me ide inovative dhe traditë shumë vjeçare me kuajt. Ne ofrojmë KURSE, SHETI, TRAJNIME & EKSPEDITA për kalërim për të gjitha moshat. Dyert janë të hapura për kalorësit e ardhshëm!

Kuajt tanë

Njihuni me kuajt tanë! Në ofertën tonë do të gjeni kuaj të përshtatshëm për të gjitha moshat dhe nivelet e kalërimit. Vali Ranch ofron stalla që plotësojnë një standard të kërkuar perëndimor. Këtu do të hasni kuaj të pedigresë më të lartë, të bukur dhe të stërvitur me standarde të larta. Këta kuaj janë të disponueshëm për të gjithë të apasionuarit pas kalërimit, të cilët mund të bëjnë shëtitje të shkurtra nëpër terrenet e resortit ose edhe jashtë fermës në një mjedis natyror magjik.

Pony

Ne Vali Ranch fëmijët mësojnë si të kalërojnë me poni, një aktivitet shumë argëtues për fëmijët. Njëkohësisht mund ti perkedhelin ponit e bukur dhe të mësojnë që kafshët duhet të trajtohen mirë.

Ekspedita kalëruese

Përjetoni momente të paharruara, përgjatë shtigjeve malore të Karadakut, Zhegocit e Koznikut. Ofrojmë udhëtime aventuristike për grupe nga dy deri ne 10 persona. Ekspeditat ju preferohen personave që e njohin mirë kalërimin. Varësisht nga niveli juaj ua përshtatim edhe terrenin për kalërim.

Lama & Alpaca

Lamat si kafshë atraktive nga Amerika e Jugut, janë atraksion shumë interesant për tu vizituar te Vali Ranch Resort. Bukuria e tyre unike padyshim që është e paparë në hemisferën veriore, sidomos tek ne. Për mysafirët tanë të vegjël, lamat janë prioriteti i parë gjatë vizitës tek ne.

Koi Fish

Peshqit KOI, që janë tradicionalisht të njohur nga Lindja e Larget, sidomos Japonia. Shumëngjyresia e tyre tejet atraktive në pishinat tona të bukura, ju jep një ndjenjë shumë relaksuese dhe ju lidhë me natyrën.

Kids & Fun

I gjithë resorti ynë nuk do të kishte kuptim pa mikëpritjen e miqve tanë të vegjël, atyre më të dashurve, që janë pjesë e pandashme e organizimeve tona. Këndet e lojrave, në çdo anë resortit, organizimi i festave si Halloween, Festa e Veres, festivalet e Mollëkuqeve, organizimi i festave të fundvitit si dhe shumë aktivitete tjera kulturore për fëmijë, padyshim që janë indikator i rëndësisë në lumturinë e fëmijëve. Ejani me familjët tuaja dhe knaquni të gjithë.

Mini Golf

Fusha profesionale e minigolfit në rajonin tonë është një risi, e cila është projektuar sipas standardeve më të fundit për promovimin e këtij sporti. Mini-golf krijon mundësi për relaksim dhe kënaqësi, ndërsa në të njëjtën kohë ofron një shans për t’u shkolluar në sportin më të hollë në tokë.

Mini Karting

Pistat e mini kartit janë një aktivitet argëtues emocionues dhe argëtues i krijuar posaçërisht për fëmijët. Këto versione më të vogla të pistave tradicionale të kartingut u ofrojnë shoferëve të rinj mundësinë të përjetojnë adrenalinën e kartingut në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar

sqAlbanian