Vali Ranch Resort and Congress Center Logo Golden

RESTAURANTET

KUZHINA JONË MEDITERANE: PLOT SHIJE DHE SHËNDET

Shijoni menutë tona të sapopërgatitura, të krijuara për ju me kujdes dhe pasion nga kuzhinierët tanë me përvojë.

Restaurant romantika

Ky restaurant ka kulinarinë në nivelin më të lartë dhe dallon për autenticitet. Ka një shumëllojshmëri gastronomike dhe artizanat të përsosur. Këtu kombinohet me pasion të madh dashuria për traditën me guximin për kreativitet.

Salla e eventeve

Salla e Eventeve është e dedikuar vetëm për ngjarje private. I mbyllur nga publiku, kopshti i Restaurant Romantika ka një pamje magjepsëse, ku ju mund të shijoni qëndrimin tuaj me miqtë dhe të dashurit tuaj, në privatësi dhe qetësi të plotë.

Winter Garden Red & Blue

Per ahengun tuaj privat, familjare apo biznesore, Winter Garden ju sjell shijen më të bukur të ushqimeve e pijeve tona. Të rrethuar nga kopshti i bukur i Romantikes, me lule e pemë të ndryshme dekorative, shadervanet e dekorimet tjera percjellëse ju bën të ndiheni këndëshëm dhe me plot dashuri.

Restaurant Vali Ranch

Kënaquni me një përvojë të shkëlqyer kulinare si askund tjetër në Vali Ranch. Zhyt veten në shijet dhe aromat e pasura të Mesdheut ndërsa kuzhinierët tanë të aftë përgatisin çdo pjatë me saktësinë dhe përkushtimin maksimal ndaj cilësisë. Nga mishi i shijshëm i pjekur në skarë, ushqimet e detit të freskëta deri te perimet e gjalla të zgjedhura me dorë. Çdo kafshatë në Vali Ranch është një simfoni e ndjesive të shijeve.

Steak House

Atyre që ju ka munguar shija e mishit të jashtëzakonshëm, do të mund ta përjetoni përsëri në vendin tuaj të preferuarar “Steakhouse”. Ju ftojmë të na vizitoni dhe të provoni shijen e pa rezistueshme të mishit më cilësor. Ju mirëpresim për të shijuar recetat tona origjinale në ambientin luksoz!

Wine cellar

Në listën e verës, gjeni verërat e zgjedhura nga të gjitha zonat e njohura të verës franceze ato italiane e spanjolle, por para së gjithash ofrohen verëra regjionale. Në radhë të parë janë verërat nga Rahoveci. Verëra të shkëlqyera me shumë shije dhe finesë për tu zbuluar. Çoftë e bardhe, kuqe, rose ne ofrojmë prej të gjitha shijeve. Merrni rrugën në Perlepnicë për një degustim të verave tona. Me shumë kënaqësi ju këshillojmë në zgjedhjen tuaj.

sqAlbanian