Vali Ranch Resort and Congress Center Logo Golden

HOTEL QUEEN VALI PALACE

AKOMODIM EKSKLUZIV ME SHUMË REHATI

22 dhoma të ndryshme luksoze janë në dispozicion për të gjithë ata që presin me padurim pushimin. Pranë bukurive natyrore do të gjeni relaksimin që ju munguar kaherë. 
Urdhëroni e mirësevini!

Leon Restorant

Si mireseardhje ne Queen Vali Palace eshte Leon Restaurant. I furnizuar me pije e kokteje te ndryshme, per nje relaksim tuajin pas nje dite te gjate e te suksesshme, poashtu edhe si sherbyes gjate qendrimit tuaj ne Queen Vali Palace Hotel. Ushqim i ngrohte, i servuar me shume perkushtim e dashuri, ju percjell ne mengjes apo cfaredo vakti tjeter tuajin. Ju mirepresim.

Smoking Lounge

Aroma dhe shija unike e purove nga duhani që trajtohet nëpër 10 etapa deri te puro finale, pa dyshim që do të ju jap ndjesinë aristokrate dhe do ju ofrojë kënaqësi në solemnitetet dhe okazionet të ndryshme tuajat. Smoking Lounge është hapësire e ndërtuar enkas për këso përjetime unike me miqtë apo partnerët tuaj. Dizajni unik i enterierit, ngjyrat hedoniste, që ju ngjallin ndjenjë të mrekullueshme, bashkë me cigaret puro që kemi në vitrinat tona mirë të ruajtura, ju bëni ta shijoni qëndrimin tuaj në Queen Vali Palace.

Salla Banquet

Me një formë të pazakontë, ndriçim të veçantë, hapësirë ​​bujare dhe dekorim tërheqës, salla jonë e banketeve është unike. Konceptet tona të ndryshme e transformojnë ngjarjen tuaj në një përvojë të paharrueshme.

Salla e Konferencave

Vendi ideal për seminare, workshop dhe konferenca të ndryshme. Salla e konferencave me kapacitet 60 persona gjendet në katin përdhese ofron ndriçim natyral. Kjo sallë gjithashtu ofron Wi-Fi, projektor, mikrofonë dhe sistemin e zërinit. Sallat tjera lehtë mund të akomodohen edhe për evente e ballo me kapacitet deri në 500+ pjesëmarrës.
sqAlbanian